English

Aktivistët në Shtetet e Bashkuara manifestojnë paqësisht kundër kontrollit të armëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa mijëra aktivistë pro-së drejtës së armëmbajtjes mbushën rrugët e Virxhinias për të protestuar kundër një drafti për kontrollin e armëve që po shqyrtohet në Kongresin e kontrolluar nga demokratët.

- Advertisement -

Tubimi ruajti një atmosferë festive, pavarësisht masave të sigurisë të marra pasi guvernatori, Ralf Northam ndaloi mbajtjen e armëve në zonat kryesore të qytetit, me qëllim shmangien e përsëritjes së incidenteve të verifikuara në rastet e mëparshme.

Urdhri i zyrtarit u dha pas frikës se anëtarë të grupeve nacionaliste kishin planifikuar të merrnin pjesë në tubim, të cilin organizatorët e kishin planifikuar si një shfaqje paqësore kundër vendimmarrjes politike.

Më herët gjatë javës, FBI arrestoi tre neo-nazistë që synonin ta përdornin eventin për të shpallur një luftë racash.

Aktivistët e pranishëm në grumbullim argumentuan se autoritetet në Virxhinia po përpiqen t’u mohojnë të drejtën e armëmbajtjes, që mbrohet në nenin e dytë të Kushtetutës amerikane.

“Unë kam fëmijë dhe dua që të drejtat e tyre të mbrohen. Babai dhe gjyshërit e mi bënë shumë për ne, për të garantuar të drejtat tona dhe për ta mbajtur Amerikën të lirë.

Unë nuk do t’i lejoj këta idiotë këtu në Vrixhinia t’i japin jetë një lëvizjeje të re që përhapet në gjithë vendin. Prandaj jam këtu”-tha njëri prej aktivistëve.

Shumica e pjesëmarrësve në event ishin të veshur me rroba kamuflazhi ose taktike dhe mbanin armë dhe simbole në mbështetje të Presidenti Donald Trump, që ka kritikuar ashpër propozimet për kontrollin e armëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?