English

“Shqipëria është italiane”- Me zërin e Duçes në sfond, protestë kundër Melonit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa kryeministrja italiane, Georgia Meloni, gjendej në Lezhë ditën e sotme për të vizituar punimet në kampin e emigrantëve, disa aktivistë u grumbulluan në shenjë proteste kundër ardhjes së saj.

- Advertisement -

Ndërsa Meloni dhe Rama mbanin fjalimet e tyre, aktivistët protestuan me pankarta në duar dhe fjalimin e Benito Musolinit në sfond.

“7 prill 1939, Shqipëria është italiane, 5 nëntor”, shkruhej në banderolën që  shpalosën aktivistët.

Aktivistët u shoqëruan nga Policia dhe po mbahen në mjediset e komisariatit, ndërsa po merren ende në pyetje.

Siç mësohet, aktivistët i përkasin grupit i cili pak kohë më parë ka zhvilluar edhe një protestë para Gjykatës Kushtetuese në kohën kur atje diskutohej marrëveshja e emigrantëve me Italinë.

Marrëveshja mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni parashikon strehimin në Gjadër të emigrantëve afrikanë që do të kthehen nga Italia, të cilët do të qëndrojnë aty deri në një vendim për ‘fatin e tyre’ në vendin fqinj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?