Përpara godinës ku ndodhet Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i zhvillimit, aleanca për mbrojtjen e Butrintit protestoi këtë të mërkurë kundër dhënies me koncesion të siteve arkeologjike.
AADF ka hartuar planin e menaxhimit për dy nga sitet më të rëndësishme të Shqipërisë Butrintin dhe Amfiteatrin e Durrësit, por aktivistët kërkojnë që fondacioni të qendrojë larg tyre.
“Për t’i bërë thirrje që t’i mbajë duart larg nga Butrinti. Ashtu siç kemi pikë pyetje të mëdha se pse pas Butrintit po bie Durrësi, Driloni, Pallati i Brigadave, Apolonia, Finiqi dhe çdo kala shqiptare. Kjo qeveri është kthyer si një ushtri pushtuese që po merr me radhë kalatë shqiptare”, tha aktivisti Auron Kalaja.
“Një thirrje dashamirëse për AADF që të reflektojë. Është një prtaktikë korruptive me konflikt të pasatër interesi”, u shpreh aktivisti Andi Tepelena.
Ata do ta vazhdojnë qëndresën me betejë ligjore, duke e çuar projektligjin për menaxhimin e Butrintit në Gjykatën Kushtetuese.
“Na lind e drejta që ne t’i drejtohemi dy gjykatave, Kushtuese dhe asaj ndëerkombëtare”, deklaroi Sazan Guri.
“I bëj thirrje AADF të mos bëhet pis flamuri amerikan me maskarallëqe dhe korrupsionine tyre, që e kanë bërë në shumë projekte në Shqipëri”, theksoi avokati Altin Goxhaj.
Aleanca për mbrojtjen e Butrintit do të protestojë edhe nesër para parlamentit, ku pritet që mazhoranca ta rrëzojë dekretin e presidentit ne seancën parlamentare.
LEXONI GJITHASHTU