English

Aktivisti: Abazoviç u zgjodh kryeministër pasi ndoqi politikat euroatlantike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktivisti dhe ish-politikani Xhemal Peroviq thotë se Dritan Abazoviç nuk u zgjodh kryeministër i Malit të Zi për shkak se ishte shqiptar.

- Advertisement -

Për “Euronews Albania”, Peroviq u shpreh se Abazoviç ndoqi një politikë konsekuente e euroatlantike dhe kjo e ndihmoi atë në zgjedhjen si kryeministër.

“Nuk është faktori i përkatësisë së tij nacionale që e kandidoi atë për kryeministër. Është një politikë konsekuente, euroatlantike e tij dhe është bashkëbiseduesi më i mirë e i sigurt për politikën europiane të Malit të Zi për faktorin ndërkombëtar. Kjo e kandidoi atë, sidomos edhe pas një dështimi të një qeverie që e karakterizonte një nacionalizëm pro serb. Besoj se kjo është një situatë e papërsëritshme dhe shpresojmë që do t’ia dalë Abazoviç si një politikan i ri dhe i zgjuar”, u shpreh Peroviq.

Ditan Abazoviç u zgjodh kryeministër i Malit të Zi ditën e djeshme. Kuvendi votoi kabinetin e ri qeverisës me 45 vota pro, teksa 3 deputetë votuan kundër.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×