English

Akuzat e Steinmeier: SHBA-ja, Kina dhe Rusia fajtore për rritjen e pasigurisë në botë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Gjermanisë,  akuzoi Uashingtonin, Kinën dhe Rusinë për nxitje të mosbesimit global dhe pasigurisë  duke krijuar kushtet për një garë të re bërthamore.

- Advertisement -

Gjatë fjalimit të tij në konferencën vjetore të Sigurisë në  Mynih, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shprehu keqardhje për qasjen e tri fuqive të mëdha në çështjet globale dhe pa e përmendur Donald Trump, e ironizoi atë për premtimin e tij për ta “bërë Amerikën përsëri të madhe”.

”Sërish e madhe, madje edhe në kurriz të fqinjëve dhe partnerëve. Të paktën kështu duket”, – tha presidenti gjerman.

Ai akuzoi Rusinë për veprime të dhunshme, si në rastin e konfliktit të Krimesë, e po ashtu Kinën për zbatim selektiv të parimeve ndërkombëtare. Të dyja vendet së bashku me SHBA-në, u shpreh ai, po bëjnë të pamundurën për të cenuar sigurinë ndërkombëtare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?