English

Akuzat për bashkëpunim me Hamasin, shtohen vendet që ndërpresin fondet për OKB

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Britania, Italia, Holanda dhe Finlanda iu shtuan të shtunën vendeve që ndaluan fondet për agjencinë e OKB-së për refugjatët për palestinezët (UNRWA), pas akuzave se disa pjesëtarë të personelit të saj ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Kanadaja njoftuan më herët se i kishin ndërprerë fondet për agjencinë e ndihmave, pas akuzave nga Izraeli.

Agjencia tha të premten se kishte hapur një hetim për disa punonjës dhe kishte ndërprerë lidhjet e punësimit me ta.

Duke bërë thirrje për pezullime të mëtejshme të fondeve, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se UNRËA duhet të zëvendësohet sapo të përfundojnë luftimet në enklavë dhe akuzoi UNRËA-n për lidhje me militantët islamikë në Gazë.

“Në procesin e rindërtimit të Gazës, UNRËA duhet të zëvendësohet me agjenci të përkushtuara ndaj paqes dhe zhvillimit të vërtetë,” shtoi ai në platformën X.

Një zëdhënës i OKB-së, Farhan Haq, i pyetur në lidhje me komentet e e ministrit Katz, u përgjigj: “Ne nuk i përgjigjemi retorikave. UNRËA në përgjithësi ka një histori të gjatë pozitive, të cilën ne e kemi theksuar në mënyrë të përsëritur.”

UNRËA ka hedhur poshtë akuza të ngjashme në të kaluarën dhe ka theksuar se është një agjenci ndihmash dhe humanitare. Ministria e Jashtme palestineze kritikoi atë që e përshkroi si një fushatë izraelite kundër UNRËA-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?