English

Akuzohen se nxorën listën e pagave, 4 zyrtarët dënohen me shërbim prove

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës ka dënuar më shërbim prove katër zyrtarët të cilët akuzohen se kanë publikuar databasën e pagave të shqiptarëve vitin e kaluar.

- Advertisement -

Andi Agaraj u dënua për dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit kryer në bashkëpunim dhe është dënuar me 4 vjet shërbim prove.

Ndërkohë 3 personat e tjerë, Eni Qirjako, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi u dënuan me 32 muaj shërbim prove secili.

Ata u arrestuan janarin e vitit të kaluar pas skandalit të publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve.

Në pranga përfunduan dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët i blenë të dhënat për 20-30 mijë lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?