English

Al Nassr nuk ndalet, pas Ronaldos kërkon të marrë dhe yllin e Real Madrid

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i vetmi emër i madh nga futbolli evropian që do të shkojë në Arabinë Saudite gjatë viteve të ardhshme.

- Advertisement -

Pasi u konfirmua kalimi i tij te Al Nassr në fillim të javës, vëmendja e klubeve në Arabinë Saudite është kthyer drejt emrave të tjerë të mëdhenj në futbollin evropian.

Siç ka raportuar MARCA, futbolli saudit, me Al Nassr në krye, dëshiron ta ngrejë vendin në elitën e sportit më të ndjekur në botë. Në ditët e fundit, presidenti dhe drejtorët e klubit kanë qenë në Madrid duke testuar mundësinë e zgjerimit të listës së yjeve në të ardhmen e afërt.

Në objektivat e tyre është Sergio Ramos, por së fundmi në listën e dëshirave fshaqet dhe Luka Modric.

Kroati lozi një Kupë Bote për tu mbajtur mend. Gjesti i puthjes së medaljes së vendit të tretë pasi mundi Marokun e përmbledh atë në mënyrë perfekte.

Modric dëshiron të vazhdojë të luajë për Real Madridin për të paktën një sezon më shumë, sepse cilësia e tij e garanton këtë. Ai ka refuzuar propozimet shumë fitimprurëse nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara edhe pse është në moshën 37-vjeçare.

Por Al Nasr i Cristiano Ronaldos është shumë serioz për të qenë Real Madridi i botës arabe. Tani i është bashkuar CR7, në verën e 2023 duan Ramos dhe në 2024-ën Modric.

LEXONI GJITHASHTU

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?