Aktualitet

Qyteza fantazmë, çfarë ndodh në Thumanë pas tërmetit që mori jetën e 23 banorëve të saj

Përditësimi i fundit: 30/11/2019 - 12:25
Text size Aa Aa

Tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë ishte fatal për 23 jetë njerëzish. Tronditjet e befasishme të tokës i gjetën këta banorë të papërgatitur, për të dalë nga banesat e tyre.

Dodë Çeku është një ndër të prekurit nga tërmeti, të cilit iu shemb shtëpia. Ai dhe familja e tij po qëndrojnë tek i vëllai, pasi Doda refuzon të futet në çadrat e ngrituara menjëherë pas tërmetit.

“Na tronditi rëndë. Më ka dëmtuar shtëpitë. Nuk e di. Vetëm Zoti e bëftë mirë. Është e pabanueshme. Edhe po të kthehem më zë brenda si ata të pallatit. Nuk di çfarë të them,”- shprehet ai.

E rëndë është gjendja edhe në familjen e Luçie Çekut. E moshuara e kësaj familje shprehet se nuk ka fjalë të përshkruajë atë që ndodhi .

Situata të tilla janë bërë “të zakonshme” ne Thumanë, pasi që pas tërmetit të së martës, ka patur më shumë se 300 paslëkundje.

Jetesa në çadër është vështirësuar, pas reshjeve të dendura të shiut mbrëmjen e 28 nëntorit.

Ndihmat vazhdojnë të vijnë prej ditësh nga të gjitha trevat shqipfolëse, por Thumana është kthyer tashmë në një qytezë “fantazmë”.

LIVE | Rritet numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri
Shqipëria shënon 107-vjetorin e Pavarësisë mes zisë për viktimat e tërmetit
Qeveria shpall gjendjen e emergjencës edhe në Laç: Nga sot, asnjë në çadër
Heroi nga Thumana, kthehet në pallatin e shembur për fqinjët, edhe pse familjen e kishte shpëtuar
Ndihmoni të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Tregime të lidhura