Aktualitet

Egjipti solidarizohet me Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit

Përditësimi i fundit: 26/12/2019 - 09:31
Text size Aa Aa

Shteti i Egjiptit ka ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit.

Ministria e Jashtme egjiptiane ka informuar se Tiranës zyrtare i janë dërguar ndihma, kryesisht mjekësore.

Ndihma, e ofruar nga Agjencia Egjiptiane e Partneritetit për Zhvillim, iu dorëzua palës shqiptare nga ambasada egjiptiane në Tiranë.

Deklarata vuri në dukje se Egjipti ofroi ndihmat, për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe qytetarët të kapërcejnë efektet negative dhe sfidat humanitare të shkaktuara nga tërmeti.

Tregime të lidhura