Aktualitet

Dëmtimet nga tërmeti në Vorë, Kashar e Farkë, dhjetëra zyrtarë e ndërtues të arrestuar nga policia

Përditësimi i fundit: 14/01/2020 - 19:44
Text size Aa Aa

Policia e Tiranës ka kryer dhjetëra arrestime lidhur me pasojat nga tërmeti i 26 nëntorit në qarkun e Tiranës.

Mes personave të ndaluar janë zyrtarë dhe ish-zyrtare lokal, kryesisht nga Vora dhe ish-komunat e Kasharit dhe Farkës.

Prokuroria ka prerë 38 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 27. Mes të arrestuarve janë edhe ish-kreu i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe ish-kreu i komunës Kashar, Besnik Fuçia, ku pati edhe dëmtime të shumta në banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes të arrestuarve nga policia janë ish-drejtues vendorë, shefa urbanistike, drejtues të tjerë të sektorëve të ndryshëm në komunat e Tiranës, që përfshijnë Vorën, Farkën dhe Kasharin.

Këta persona akuzohen për shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshem dhe dhënie ndihme në ndërtim të paligjshem.

448 pallate dhe 548 shtëpi u dëmtuan në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tregime të lidhura