Aktualitet

Sandër Simoni në veting, kreu i Gjykatës Speciale para komisionit të vlerësimit

Përditësimi i fundit: 14/01/2020 - 19:20
Text size Aa Aa

Sandër Simoni, kryetar i përkohshëm i Gjykatës Speciale, është përballur këtë të martë me procesin e vetingut. Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka lexuar gjetjen e hetimit të tij 2-vjeçar në lidhje me pasurinë, aftësitë profesionale dhe integritetin.

Sipas komisionit, Simoni nuk ka problematika në justifikimin e pasurisë.

Por blerjen e një apartamenti 116 metra katrorë në Tiranë Simoni e ka marre nën çmimin e tregun dhe më lirë se pjesa tjetër e banorëve. Kjo e dhënë do të vlerësohet në fund të gjykimit nga trupa e komisionerëve.

Ndërsa DSIK kishte dorëzuar fillimisht një raport sipas të cilit konstatohej përshtatshmëria e gjyqtarit  për të vazhduar detyrën. 

Gjyqtari Simoni u ndal gjatë në fjalën e tij për raportin e dytë të DSIK të cilin cilësoi të pasaktë, të paplotë e të pavlerë. Por KPK nuk ka konkluduar mbi këtë raport të dytë. Vendimi për Sandër Simonin do të lexohet të premten, në orën 9.30.

Tregime të lidhura