Aktualitet

Targat e makinave, shtohen elementet e sigurisë

Përditësimi i fundit: 14/01/2020 - 19:39
Text size Aa Aa

Sa herë ka atentate të bujshme mësohet se targat e makinave të përdorura nga vrasësit janë false apo përdoren makina të vjedhura.

Një përpjekje për të shtuar sigurinë me elemente bashkëkohore është ndërmarrë nga drejtoria e shërbimit të transportit rrugor.

Targat e reja janë të standardeve të Bashkimit Evropian dhe kanë prioritet sigurinë publike. Ato janë të pafalsifikueshme, të patjetërsueshme dhe me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë.

Targat kanë plot 15 elementë të shtuar sigurie, përfshirë barkodin dhe hologramë të personalizuar.

Targat e reja nuk nxjerrin nga qarkullimi ato aktuale dhe aplikohen për regjistrimet e reja pa rritur tarifat. Por vitet e fundit me targa të vjedhura ose falsifikuara janë kryer krime.

Për këtë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur publikisht se përbën një shqetësim për policinë, ndaj po shikohet mundësia të bëhen targa teknologjike me çip që nuk hiqen dot.

Sipas Lleshajt, për të parandaluar përdorimin e targave të vjedhura do të pilotohet kjo ide. Një nga ngjarjet rënda të kohëve të fundit ku u përdor një targë e vjedhur, ishte në rastin e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoi.

Tregime të lidhura