Aktualitet

Rikthehet hekurudha, linja Tiranë-Durrës pritet të nisë punimet në qershor

Përditësimi i fundit: 12/02/2020 - 11:22
Text size Aa Aa

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës pritet që të fillojë punimet në muajin qershor të këtij viti, teksa brenda muajit mars parashikohet që të përfundojë procedura e tenderimit.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e AxhendësKonektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit. 

Kostoja totale e këtij projekti është 92 milionë euro. Qëllimi i saj është rehabilitimi i linjës midis Tiranës dhe Durrësit si dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Rinasit.

Mungesa e vëmendjes ndaj hekurudhave në Shqipëri është reflektuar edhe tek numri i ulët I atyre që zgjedhin të udhëtojnë me tren.

Përfaqësues të fushës kanë ngritur shpeshherë shqetësimet e këtij sektori, por deri tani asgjë nuk ka shkuar siç duhet. Me rikthimin e këtij projekti pritet të shtohet  numri I lëvizjes së njerëzve dhe transporti i mallrave midis dy qyteteve, të cilat mbajnë edhe aktivitetin më të lartë ekonomik në Shqipëri.

Tregime të lidhura