Aktualitet

Kanadaja konfirmon pjesëmarrjen në Konferencën e Donatorëve

Përditësimi i fundit: 14/02/2020 - 14:51
Text size Aa Aa

Kryeministri Edi Rama ka takuar në Mynih të Gjermanisë ditën e sotme homologun kanadez, Justin Trudeau. Dy Kryeministrat biseduan për Konferencën e Donatorëve dhe situatën në Shqipëri pas tërmetit.

Kryeministri Trudeau u shpreh se Kanadaja do të marrë pjesë në Konferencën për rindërtimin që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.

“Kënaqësi e vërtetë të ulëm sërish me mikun tim Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari, të shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për tërmetin e tmerrshëm, për të çilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë dhe në Konferencën e Rindërtimit, në shkurt”, u shpreh kreu i qeverisë kanadeze.

Kryeministri Rama nga ana tjetër shprehu mirënjohje ndaj homologut kanadez për ndjeshmërinë e treguar në lidhje me situatën e pas tërmetit në Shqipëri.

Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh te shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada dhe punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre. Do të doja t’ju shpreh edhe mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni të pranishëm në konferencë. Duam t’i forcojmë marrëdhëniet”, u shpreh z. Rama.

Tregime të lidhura