Aktualitet

Konferenca e Donatorëve, sa dhuroi secili pjesëmarrës për Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 17/02/2020 - 14:13
Text size Aa Aa

Në Bruksel u zhvillua dje Konferenca e Donatorëve, në fokus të të cilës ishte mbledhja e fondeve për të ndihmuar Shqipërinë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit 2019. Bashkimi Evropian ka dhënë mbi 100 milionë euro. Ishte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila në fjalën hapëse të konferencës bëri me dije se kjo shifër do të alokohet nga buxheti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë. 

"Kosto e rindërtimit është 1 miliard euro, Shqipëria nuk e mban dot e vetme këtë barrë," u shpreh Von der Leyen. Presidentja shtoi se shifra prej 100 milionë euro është mbi atë fillestare prej 15 milionë të bërë publike në dhjetor. Von der Leyen bëri thirrje të ofrohet ndihmë nga vendet e tjera për rindërtimin e Shqipërisë, për ta bërë atë "më të fortë seç ishte më parë".

Në përfundim të konferencës pjesëmarrësit deklaruan secili kontributin që ofrojnë për Shqipërinë, ku shuma totale arriti në 1.15 miliardë euro.

Donacionet gjatë Konferencës në Bruksel:

Italia - 65 milionë euro

Franca - 60 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në Durrës, 1 milionë euro grant 

Gjermania - 11 milionë euro

Suedia - 5.6 milionë euro

Holanda - 3 milionë euro

Danimarka - 2 milionë euro

Kroacia - 1 milionë euro

Polonia – 2.7 milionë euro

Greqia - 2.5 milionë euro, ndërtimin e 100 banesave

Sllovakia - 250 mijë euro

Austria - 1 milion euro

Çekia - 380 mijë euro

Sllovenia - 300 mijë euro

Finlanda - 300 mijë euro

Portugalia - Ndihmë teknike dhe financiare

Luksemburgu - 150 mijë euro përmes UNICEF

Bullgaria - 100 mijë euro

Malta – 0

Rumania - 50 mijë euro

Qipro – Nuk deklarohet shifër

Hungaria - 250 mijë euro

Irlanda – Premton kontribut financiar

Spanja – Në fillim të krizës së ndihmave, 25 mijë euro

Mali i Zi - 500 mijë euro

Serbia - 2 milionë euro (grant)

Maqedonia e Veriut - 100 mijë euro (6 milionë denarë)

Kosova - 200 mijë euro

Bosnje dhe Hercegovina - 50 mijë euro

Turqia – 504 shtëpi në Laç (45 mln euro) 100 mijë euro për xhaminë e Prezës

Emiratet e Bashkuara Arabe - Financim për ndërtimin e 2 mijë shtëpive me vlerë 70 milionë euro

Zvicra - 9 milionë euro grant

Katari – 5 milionë dollarë grant

SHBA - 3.9 milionë dollarë, 100 mijë dollarë për monumentet e dëmtuara

Japonia – 2.15 milionë euro

Mbretëria e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut – 1 milionë paund

Azerbajxhani - 500 mijë euro

Norvegjia – 500 mijë euro

Koreja e Jugut - 300 mijë dollarë

Lihtenshtejni - 50 mijë euro

Algjeria - 50 mijë euro

Brunei – 30 mijë euro

Banka Islamike për Zhvillim - 365 milionë euro hua në 5 vite, 50 milionë për rekuperimin e biznesit,

Banka Botërore – 106 milionë euro hua, (e mundshme plus 50 milionë hua për spitalet)

Banka Evropiane e Investime - 2.5 milionë euro grante, 100 milionë euro hua

Banka Evropiane për Zhvillim - 150 milionë euro (100 hua, 50 grant)

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - 100 milionë euro për rindërtimet publike, 18 milionë hua për ujësjellës dhe infrastrukturë

UNICEF – 500 mijë euro

 

*SHËNIM

Shifrat e mësipërme janë bazuar në angazhimin verbal të shprehur gjatë Konferencës së Donatorëve në Bruksel më 17 shkurt. Komisioni Evropian do të bëjë së shpejti zyrtare listën e konfirmuar dhe finale të donacioneve dhe kredive të ofruara në ndihmë të Shqipërisë pas një konfirmimi të dytë përfundimtar me secilin pjesëmarrës në konferencë.

 

Tregime të lidhura