Aktualitet

200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani nisen drejt Tiranës

Përditësimi i fundit: 18/03/2020 - 15:23
Text size Aa Aa

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon lidhur me çështjen e 200 pasagjerëve shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani.

Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën 7 të mëngjesit me linjën ajrore Ëizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

Mund të lexoni gjithashtu:

Thyerja e rregullave të qëndrimit, MEPJ: Shqiptarët në Itali dhe Çeki nuk do ndëshkohen

MEPJ thirrje qytetarëve: Anuloni fluturimet. Për ndihmë kontaktoni përfaqësinë e RSH-së në vendin ku ndodheni

Tregime të lidhura