Aktualitet

Qeveria detyron tregtarët e shumicës të bëjnë furnizime

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 18:52
Text size Aa Aa

Që nga shpërthimi i epidemisë së coronavirusit shqiptarët kanë vërshuar nëpër supermakete për të bërë furnizime.

Kjo, mesa duket ka detyruar qeverinë që të miratoj një akt tjetër normativ, i cili i detyron tregtarët e shumicës të bëjnë furnizime dhe të kenë mall stok për tre muaj.

Akti normativ ka hyrë në fuqi dhe sanksionon se të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera me shumicë, të domosdoshme për përballimin e situatës së epidemisë, janë të detyruar të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

Duke qenë se kohëzgjatja e epidemisë është ende enigmatike, qeveria parashikon që këto artikuj, mund të shiten tek rezervat e shtetit.

Por si çdo akt normativ edhe ky ka penalitete të rënda për ata që nuk i binden. Pika e fundit parashikon gjobitjen me 5 milion lekë ose rreth 41 mijë euro dhe përjashtimi nga procedurat e prokurimit publik për 3 vite.

Tregime të lidhura