Aktualitet

Rama mbledhje ‘online’ me ministrat: Faturat e dritave do paguhen një më një. Ai që s’do paguajë, s’do ketë drita

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 17:26
Text size Aa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një komunikim online me ministrat e kabinetit, të cilën e transmetoi live në Facebook e tij, adresoi disa nga shqetësimet e qytetarëve që kishin mbërritur tek ai. Teksa i kërkoi ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj që të zgjidhte menjëherë çdo ankesë lidhur me bonusin e qirasë të të prekurve nga tërmeti dhe i kërkoi të bënte bilancin e punës së deritanishme lidhur me banesat e reja që do të ndërtohen, kërkoi që të mos bëhej asnjë kompromis me cilësinë e tyre.

Kryeministri theksoi qartë se në kuadër të masave të marra për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19, nuk bëhet fjalë në asnjë mënyrë të negociohen faturat e dritave.

“Pagesat e faturave të dritave do paguhen një më një, ai që s’do paguajë dritat, s’do ketë drita. Faturat nuk negociohen. As detyrimet bazike nuk negociohen. Kemi fshirë kamatëvonesat për të gjithë. Kush thotë nuk paguajë dot të shpenzojë më pak. I bie që të heqim nga buxheti për të financuar OSHEE, nuk mund t’ja heqim këtë financave të luftës”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri theksoi gjithashtu se tatim fitimi i bizneseve nuk shtyhet, por mbyllja e bilanceve për bizneset do të shtyhet deri në korrik.

“Taksat dhe siguruimet do të paguhen, ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në një gropë ku edhe corona nuk na gjen dot, edhe po të na kërkojë”, tha kryeministri.

Ai i kërkoi ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj të mos ketë tolerime për qytetarët që thyejnë oraret e kufizimit të qarkullimit si dhe e porositi që policia të mos lejojë asnjë pensionist të dalë në rrugë.

Një tjetër shqetësim që kryeministri siç tha e kishte kontatuar gjatë inspektimit të tij të sotëm në terren është fakti njerëzit ecin në rrugë dyshe, për të cilët kërkoi nga policia që të gjobiten.

Tregime të lidhura