Aktualitet

Si do të ndahen 411 milionë euro ndihma të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor

Përditësimi i fundit: 25/03/2020 - 21:32
Text size Aa Aa

Euronews Albania mësoi se si do të ndahen fondet prej 411 milionë euro ndihmë që BE ofron për vendet e Ballkanit Perëndimor përballë situatës së coronavirusit.

Nga këto 38 milionë euro do të jenë ndihmë e menjëhershme në sektorin shëndetësor për gjashtë vendet, pjesë këto e fondeve të papërdorura, të pashpenzuara dhe jo të përcaktuara.

Si dhe 373 milionë euro do të shkojnë për të ndihmuar në rimëkëmbjen socio-ekonomike.

Ndihma e menjëhershme për çdo shtet:

Shqipëria - 4 milionë euro

Bosnje Hercegovina - 7 milionë euro

Mali i Zi - 3 milionë euro

Maqedonia e Veriut - 4 milionë euro

Serbia - 15 milionë euro

Kosova – 5 milionë euro

Ndihma për rimëkëmbjen:

Shqipëria - 46,6 milionë euro

Bosnje-Hercegovina - 73,5 milionë euro

Mali i Zi – 50 milionë euro

Maqedonia e Veriut - 62 milionë euro

Serbia - 78,4 milionë euro

Kosova – 62 milionë euro

Shifrat e përgjithshme i konfirmoi edhe komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në studion e Ilva Now.

Verhelyi tha se kishte folur me të gjithë kryeministrat e vendeve për të marrë një listë të nevojave të tyre të menjëhershme.

“Ne dimë se ka 3 shkallë të krizës, së pari janë ndihmat emergjente, me të cilat ne ndihmojnë direkt vendet. Besoj se për Shqipërinë nuk ka asnjë ndryshim nga vendet e tjera, përfshirë edhe vendet anëtare, për mjete mjekësore. Ne kemi mbledhur fonde që të jemi në gjendje të ndihmojmë shpejt. Faza e dytë do të jetë konsolidimi i reformave socio-ekonomike dhe sistemit shëndetësor që do të jetë dhe fokusi ynë. Dhe elementi I fundit do të jetë sesi do të përballen pas krizës, si do të ringjallet ekonomia. Ne po mbledhim fonde për të siguruar një kalim të shpejtë pas krizës,” deklaroi Varhelyi. 

 

Lexoni gjithashtu

Komisioneri për Zgjerim: 373 mln € për Ballkanin, 38 mln € për ndërhyrje të menjëhershme

Tregime të lidhura