Aktualitet

Impakti i COVID-19 në edukim, 1.37 mld fëmijë e të rinj në mbi 160 vende kanë mbetur pa shkollë

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 20:32
Text size Aa Aa

Numri i fëmijëve dhe i të rinjve të cilët aktualisht nuk janë duke ndjekur shkollën ose universitetin për shkak të COVID-19 ka pësuar një tjetër rritje të ndjeshme. Qeveritë në të gjithë botën kanë mbyllur institucionet arsimore në përpjekje për të frenuar pandeminë globale.

Sipas monitorimit të UNESKO-s, janë mbi 160 vende që kanë mbyllur institucionet arsimore, duke prekur mbi 87% të nxënësve dhe studentëve në botë ose thënë në shifra konkrete, plotë 1.37 miliardë. Disa vende të tjera kanë urdhëruar mbylljen e shkollave vetëm në disa zona dhe, nëse këto mbyllje do të bëhej në shkallë vendi, miliona nxënës të tjerë do të mbeteshin pa mësim.

UNESKO jep tre këshilla të vyera, për t’i ardhur në ndihmë institucioneve arsimore në vendet e prekura nga pandemia.

Përdorimi i mjeteve digjitale

Shumë vende ofrojnë një sistem arsimor në internet ndërsa shkollat qëndrojnë të mbyllura. Përdorimi i mjeteve digjitale, ndihmojnë nxënësit dhe të ecin përpara. Me rëndësi është të shikohen çështjet që lidhen me aksesin, përgatitjen e mësuesve dhe komunikimin shkollë-familje.

Sigurimi ushqimor përtej shkollës

Shumë fëmijë dhe të rinj humbasin qasjen në ushqime të shëndetshme dhe i nënshtrohen stresit ekonomik dhe atij shoqëror. Për ta anashkaluar diçka të tillë, këshillohet që shkollat të organizojnë dërgimin e racioneve të ushqimit në shtëpi të atyre më vulnerabël.

Plan gjithëpërfshirës mësimdhënie

Disa nxënës apo studentë kërkojnë ndihmë speciale dhe arrijnë rezultate më të mira kur punojnë në grup sesa në mënyrë individë. Ekspertët këshillojnë që institucionet arsimore të praktikojnë mësimdhënien online në grup.

Tregime të lidhura