Aktualitet

Neurokirurgu shqiptar në Madrid: Tri bombat biologjike që sëmurën Spanjën, gjysma e qeverisë e prekur nga COVID-19

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 21:54
Text size Aa Aa

Në një lidhje ‘live’ me Ilva Now neurokirurgu shqiptar në Madrid, Kita Sallabanda tha se historia e Spanjës është e ngjashme me atë të Italisë, pasi nuk u morën masat në kohën e duhur. Ai shpjegoi se ishin tre grumbullime masive, të cilat i quajti bomba biologjike, që çuan në përhapjen e shpejtë të coronavirusit në këtë vend.

Sipas doktor Sallabanda, në Spanjë janë 5400 personel mjekësor i infektuar dhe po ashtu gjysma e qeverisë është e infektuar nga COVID-19.

“Para 10-12 ditësh qeveria spanjolle mori vendim për t’i izlouar njerëzit, vendim që duhet të ishte marrë më parpara. Tani sistemi shëndetësor është i kolapsuar jo vetëm në të sëmurët e lehtë, por edhe ata rëndë. Në Spanjë llogariten 5400 personel mjekësor i infektuar dhe 2 mjekë që kanë ndërruar jetë.

Ndeshja Atalanta-Valencia, manifestimi i 8 Marsit dhe kongresi i një partie, ishin tri bomba biologjike që duheshin evituar pasi patën një pjesëmarrje masive në njerëz. Sot gjysma e qeverisë spanjolle është e infektuar me coronavirus”, tha ai.

Neurokirurgu tha se, sipas përllogaritjeve piku i kësaj sëmindjeje në Spanjë pritet të jetë në mes të prillit.

“Po të krahasojmë shifrat e të vdekurve, sot janë 80 më pak. Kam përshtypjen që gjithë ky mundim po fillon të japë frytet, vetëm se kjo sëmundje është shumë kapriçoze dhe nuk dimë si do sillet. Ne nuk kemi bërë testime masive si Koreja e Jugut, kemi bërë në personel mjekësor, në njerëz që kanë simptoma dhe të moshuarit”, tha mjeku.

Tregime të lidhura