Aktualitet

Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për pronat: Rrezikon tension kushtetues

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 16:34
Text size Aa Aa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin e ri për pronat, që synonte t’i jepte zgjidhje një herë e mirë çështjes së legalizimit të banesave dhe pronës së marrë me ligjin 7501.

“Ky ligj ka të deklaruar si qëllim të tij krijimin e bazës ligjore të thjeshtuar e të harmonizuar për përfundimin e proceseve kalimtare administrativo- ligjore të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhe pronës private, qëllim ky i mirëpritur nga Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi dhe në përfundim të shqyrtimit, çmon se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi përmbajtja e tyre në formulimin aktual:

– cenon parimin e sigurisë juridike;
– bie ndesh me dispozita kushtetuese;
– rrezikon të krijojë tension kushtetues;
– si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e tij në disa dispozita, mbështetur në argumentet e renditura si më poshtë”, shkruhet mes të tjerash në arsyetimin e gjatë të presidentit për kthimin e këtij ligji.

Mund të lexoni gjithashtu:

Ligj të ri për pronat| Kompensim për banesat që nuk legalizohen, mbyllet 7501-shi

Ligji i ri i pronave, zv/ministrja: S’ka lidhje me ish-pronarët, por me toka që përdoren prej 30 vjetësh

Tregime të lidhura