Aktualitet

Shqipëria me flotë të re ambulancash të pajisura me të gjithë instrumentet, Rama: Vijnë nga Turqia

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 15:19
Text size Aa Aa

Shqipëria do të ketë një flotë të re ambulancash të emergjencave civile, të pajisur me të gjitha instrumentet. Kryeministri Edi Rama publikoi në faqen e vet në Facebook foto të ambulancave modrene, të cilat siç thotë shumë shpejt do t’i shtohen flotës shqiptare dhe vijnë nga Turqia.

“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t'u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”, - shkruan z. Rama.

Edhe pse nuk saktësohet nëse këto ambulanca janë blerë apo janë dhuratë nga shteti turk ato shihet se janë pajisur me simbolet kombëtare të Shqipërisë.

Tregime të lidhura