Aktualitet

“Unë do të kthehem që ta vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku”| Shefi i Urgjencës me coronavirus: Kjo është kura më e mirë

Përditësimi i fundit: 26/03/2020 - 17:37
Text size Aa Aa

Kreu i Urgjencës kombëtare, Skënder Brataj  prej disa ditësh i diagnostikuar me coronavirus, ka ndarë përmes një postimi në Facebook përjetimet nga sëmundja që ka vënë përfund botën.

Ai shprehet se ka ende shenja klinike, edhe pse tanimë më të lehta, dhe shton se kura më e mirë për të përballuar kërë situatë të vështirë për të ka qenë pozitiviteti i njerëzve, të njohur dhe të panjohur që e kanë kontaktuar për t’i uruar shërim të shpejtë.

“Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marrë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundjeje tinzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familjarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat!

Ju garantoj se kura më e mirë është POZITVITETI JUAJ pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane.

Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të semundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni. Shpresoj të kthehem sa më shpejt.
UNË DO TË KTHEHEM që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, SHUMË, SHUMË, SHUMË, SHUMË MIRËNJOHJE!", shkruan z. Brataj në Facebook.

Mund të lexoni gjithashtu:

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj infektohet nga COVID-19

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thirrje qytetarëve pas infektimit nga COVID-19

Tregime të lidhura