Aktualitet

1000 maska dhe 1000 litra dezinfektant për policinë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane i vjen në ndihmë uniformave blu

Përditësimi i fundit: 01/04/2020 - 17:10
Text size Aa Aa

Kryegjyshata Botërore Bektashiane i dhuron Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 1000 maska dhe 1000 litra dezinfektantë.

Përmes një njoftimi policia e shtetit bën me dije se Baba Edmond Brahimaj, drejtues i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ia dorëzoi donacionin drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Rebani Jaupi.

“Ai ka vlerësuar e bekuar punën e përkushtimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët përballen çdo ditë, me një armik të padukshëm, por shumë të rrezikshëm”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Drejtor Jaupi falënderoi kreun e Kryegjyshatës për donacionin, pasi këto materiale janë shumë të nevojshme gjatë punës së përditshme të punonjësve të Policisë, në këtë situatë të vështirë.

“Drejtori Vendor i Policisë Tiranë, duke përfituar nga prezenca e medias, falënderoi qytetarët që në masën më të madhe kanë respektuar rregullat dhe ka apeluar edhe njëherë për të dëgjuar fjalën e mjekëve për të qëndruar në banesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Tregime të lidhura