Aktualitet

Nisma e studentëve të Universitetit Politeknik për të ndihmuar punonjësit e shëndetësisë me maska 3D

Përditësimi i fundit: 10/04/2020 - 19:15
Text size Aa Aa

Sigurimi i maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse për mjekët që ndodhen në vijën e parë në luftën ndaj COVID-19 është një sfidë më vete për autoritetet shëndetësore këto kohë.

Për këtë arsye, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës ka vënë në dispozicion laboratoret e veta për prodhimin e maskave duke përdorur teknologjinë e printimit tredimensional, për të prodhuar brenda pak ditësh 70 maska të tilla.

Sipas dekanit të këtij Fakulteti, të gjithë, këto kohë duhet të jenë pranë mjekëve, prandaj edhe universiteti i ka vënë kapacitetet e tij në funksion të prodhimit të këtyre maskave.

Jo vetëm pedagogët, por edhe studentët janë ata që po e ndjekin nga afër të gjithë procesin e prodhimit të maskave. Studentët shpehen se punë për prodhimin e maskave të tilla do të vazhdojë më tej, duke e parë këtë si një mundësi që dijet e marra gjatë viteve të shkollës, ti vënë në zbatim për përballimin e situarës së krijuar.

Tregime të lidhura