Aktualitet

Qepena të mbyllura dhe rrugë të zbrazura - Tirana pas orës 13 (FOTOGALERI)

Përditësimi i fundit: 10/04/2020 - 17:46
Text size Aa Aa

Përmes një serie fotografish të disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, fotoreporterja Loreta Cuka ka fiksuar panoramën e zymtë të kryeqytetit pa aktivitet biznesi dhe pa qytetarë.

Seria e gjatë e qepenave të mbyllura shërben si një rikujtesë e realitetit të zymtë që pandemia e coronavirusit ka futur tashmë globin.

Me detyrimin për të ndërprerë normalitetin dhe për t'iu nënshtruar masave strikte që kufizojnë lëvizjen e njerëzve për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së COVID-19, ka ardhur edhe recensioni botëror.

Ndërsa shumë qeveri i janë përgjigjur mbylljes së aktiviteteve me paketa financiare ndihmëse, ato janë komentuar nga ekspertët si shumë elementare dhe të pamjaftueshme për të mbuluar koston e vërtetë të infeksionit.

Institucionet kryesore financiare ndërkombëtare e kanë krahasuar gjendjen me atë të Depresionit të Madh 1929-1933.

FMN shpalli recensionin global si pasojë e COVID-19, ndërsa OKB dha shifra alarmante ku të paktën 1.2 miliardë njerëzve në shkallë globale do t'u rrezikohet vendi i punës dhe financat në mënyrë të ndjeshme.

Tregime të lidhura