Aktualitet

100 punonjëse të fasonerisë në Korçë mbeten pa punë, protestojnë për pagën e premtuar

Përditësimi i fundit: 14/05/2020 - 12:34
Text size Aa Aa

Për herë të dytë brenda pak kohësh punonjëset e një fasonerie në Korçë kanë dalë në protestë. Ato kërkojnë pagën prej 260 mijë lekësh, sepse pas ndërprerjes prej një muaji të aktivitetetit, kompania riktheu në punë vetëm 50 % të stafit duke pezulluar rreth 100 punonjëse të cilat thonë se deri tani nuk kanë përfituar asgjë.

Ato u mblodhën para Bashkisë dhe Drejtorisë së Tatimeve duke kërkuar ndihmën e premtuar nga qeveria.

“Po kërkojmë ndihmën financiare që na takon ta marrim. Nuk dimë ku të drejtohemi, në çdo zyrë që jemi drejtuar nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje. Nuk na presim se kanë frikë nga COVID, ne që jemi këtu nuk na zë COVID, vetëm ato i zë. Duam një përgjigje. Janë 118 familje”, thotë një ish-punonjëse.

Administratori i fasonerisë, jashtë kamerës shprehet se ka aplikuar për punonjëset e tij, por ende nuk ka marrë përgjigje nga Tatimet. 

Tregime të lidhura