Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri, rikthehet infeksioni në zonat e gjelbra

Përditësimi i fundit: 14/05/2020 - 11:05
Text size Aa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë, teksa janë identifikuar 18 persona të prekur nga virusi përkundër 4 rasteve në dy ditët e fundit.

Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 191 testime, nga ku rezultuan pozitivë me COVID-19, 11 persona në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.

Të shëruar janë 6 qytetarë. Pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike”, tha dr. Tomini.

Dr. Tomini vuri në dukje faktin se rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së rihapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga qytetarët.

“Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll”, tha ajo.

Statistika (14 Maj 2020)

Testime totale 11769

Testime molekulare 11239

Testime serologjike 530

Raste pozitive 898

Raste të shëruara 694

Raste Aktive 173

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 81

Krujë 47

 Shkodër 16

 Kamëz 12

 Fier 5

 Berat 5

 Elbasan 2

 Durrës 2

 Kurbin 1

 Mirditë 1

 Korçë 1

Tregime të lidhura