Aktualitet

Shqipëria bëhet vendi i gjashtë në Evropë që ndalon me ligj terapinë e konvertimit për personat LGBTI

Përditësimi i fundit: 16/05/2020 - 11:33
Text size Aa Aa

Duke nisur që nga 17 maji në vendin tonë do të ndalohen terapitë e konvertimit që psikologët aplikonin ndaj personave LGBTI.

Urdhri i Psikologut vendosi për ndalimin e kësaj terapie, e cila ishte një lloj përpjekjeje për të ndryshuar orientimin seksual të një personi, identitetin gjinor ose shprehjet e gjinisë.

Kjo lloj metode shihej me shqetësim nga organizatat që mbrojnë të drejtat e personave LGBTI, pasi sipas tyre ka pasur efekte negative në shëndetin dhe mirëqenien emocionale të atyre që hyjnë në terapi.

Të dhënat e vendeve të tjera tregojnë se personat që kanë kryer këtë terapi janë 8.4 herë më shumë të prirur për të kryer vetëvrasje; 5.9 herë më të ekspozuar ndaj niveleve të larta të depresionit; 3.4 herë më të prirur të përdorin substanca të paligjshme.

Një vendim që vjen para Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë dhe e bën Shqipërinë vendin e gjashtë në Evropë që ndalon zhvillimin e terapisë së konvertimit pas vendeve si Spanja, Zvicra, Malta, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Tregime të lidhura