Aktualitet

Rrënimi i Teatrit Kombëtar, Rama i drejtohet Edmond Budinës: Nuk jam shenjt dhe as i pagabueshëm

Përditësimi i fundit: 17/05/2020 - 14:30
Text size Aa Aa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai i është drejtuar personalisht regjisorit Emdond Budina, ndërsa shprehet se është e drejta e tij të mendojë ndryshe, por jo të shajë dhe të ofendojë.

"Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika,Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë,që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare...Je në të drejtën tënde të mendosh njësoj si partitë e atyre që s'kanë ngulur një gozhdë për artin,kulturën,teatrin e donin ta kthenin edhe TK në zgjatim të politikës së tyre me bishtin kular në këmbët e Shqipërisë,ku çdo punë e jona përbaltet me fjalorin ekstrem të vulgaritetit.

Por ty nuk të takon të shash,fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t'i imponohesh vullnetit të qeverisë,bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s'janë art, shpifjet s'janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd", shkruan Rama.

Ai thotë më tej se nuk është i pagabueshëm dhe nuk ndalon askënd që ta pikturojë atë si "djall". 

"Unë s'jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni, po aq sa ç'kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!", shkruan Rama. 

Lexoni gjithashtu: 

https://euronews.al/al/aktualitet/2020/05/17/rama-i-kerkoi-te-mos-shaje-e-fyeje-budina-i-pergjigjet-ashper-po-beni-nje-pune-te-ndyre

Tregime të lidhura