Aktualitet

Denoncoi anëtarët e Këshillit Bashkiak me 6-7 paga në shtet, Karabina: Po më bëjnë presion

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 20:21
Text size Aa Aa

Ish-ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina gjatë fjalës së mbajtur sot në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar se anëtarë të këshillit të Bashkisë së Tiranës i kanë bërë presion.

Znj. Karabina në protestën e kaluar lexoi mbi 30 emra të këshillit bashkiak që kanë votuar për shembjen e teatrit duke treguar se, janë pjesë e disa bordeve shtetërore njëkohësisht dhe mbajnë nga disa pozicione në administratën publike.

“Presioni i tyre ndaj një femre është mjeran para asaj që kanë bërë. Të japin dorëheqjen dhe të dalin para drejtësisë. Të 60 emrat e turpit do të shkojnë para ligjit sepse kanë grabitur pronën shtetërore, kanë ndërhyrë dhe prishur atë”, deklaroi znj. Karabina.

Ajo tha se, shumica e tyre marrin nga 6-7 paga dhe kjo i bën që t’i shërbejnë në  mënyrë të verbër pushtetit, siç ishte dhe rasti i votimit për godinën e Teatrit Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestoi gjatë ditës së premte në qytetin e Durrësit ku mblodhën dhe firma të qytetarëve për rindërtimin e godinës.

cc275e7b 5935 4bc1 b495 4350f4e7ecce

Lista e denoncuar nga znj. Karabina:

  • Luan Bregasi, Shoqata ”Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.
  • Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderëve të Shqipërisë, anëtar në 4 borde shteti.
  • Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.
  • Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.
  • Mira Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit i të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.
  • Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë; dhe këshilltare në ISSH.
  • Adrian Civici, Ish-Anëtar Bordi i BSH, ish president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.
  • Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut-Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.
  • Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.
  • Teuta Vodo, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.
  • Romina Kuko, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.
  • Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.
  • Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.
  • Bardhylka Kospiri, Zv/ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.
  • Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.
  • Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.
  • Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.
  • Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.
  • Oltion Rrumbullaku, Zv/ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.
  • Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.
  • Dajna Sorensen, Zv/ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.
  • Eridian Salianji, Ish- Zv/ministër Drejtësie, Jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.
  • Ornela Çuçi, Zv/ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.
  • Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.
  • Ermira Gjeçi, Zv/ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.
  • Etjen Xhafaj, Zv/ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,
  • Koli Bele, Jursit i PS, ish-Sekretar në 3 Ministri, anëtarë në 4 borde shteti.
  • Redi Shtino, Zv/ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti
  • Blerina Doracaj, Ish-drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.
  • Hantin Bonati, Zv/ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.
  • Enis Hoxha, Zv/drejtor i Hiptekave, anëtar në 2 borde shteti.
  • Alketa Hila, N/drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.
  • Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.
  • Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.
  • Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.

Tregime të lidhura