Aktualitet

Ecuria e reformës zgjedhore, Basha diskuton me ekspertët e Partisë Demokratike

Përditësimi i fundit: 22/05/2020 - 14:47
Text size Aa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur paraditen e sotme ekspertët demokratë të reformës zgjedhore.

Në takim me kreun e selisë blu ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso. Takimi i Bashës me ekspertët ka përfunduar pak minuta më parë, ndërsa mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc të komisionit për punën e deritanishme.

Partia Demokratike ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin e vendit se nuk kanë vullnet për të çuar përpara reformën zgjedhore.

Sipas saj, kjo faktohet në mungesën e përgjigjes për propozimet e bëra nga opozita e bashkuar në tryezën e reformës.

Përfundimi i reformës zgjedhore është një ndër kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.  Miratimi i kësaj reforme sipas Partisë Demokratike do t’i hapte rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.