Aktualitet

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim këmbëngul tek drejtësia: Të ecet përpara, pavarësisht pengesave

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 11:55
Text size Aa Aa

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka qenë tepër aktive me agjendën e saj, ndërsa theksin kryesor e vendos tek ecuria e reformës në drejtësi.

Diplomatja amerikane është takuar me Komisionerët Publikë dhe me përfaqësues të Dhomës së Posaçme të Apelit, ku ka deklaruar që procesi i “Vettingut” duhet të vazhdojë përpara, pa marrë parasysh pengesat aktuale.

Ky qëndrim i ambasadores së SHBA-së vjen një ditë pas apelit të fortë drejtuar politikanëve, të cilëve u kërkoi t’i lënë “lojërat” dhe të përmbushin me prioritet reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

“U takova me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar që të sigurojnë integritetin e vetingut duke ankimuar vendimet. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka një punë të vështirë por vetingu duhet të vazhdojë për të treguar përgjegjësi & për të fituar besimin e popullit shqiptar. SHBA mbështesin reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë të ecim përpara, hap pas hapi, pavarësisht pengesave”, shkruan Yuri Kim.

Lexoni gjithashtu: 

Apeli i fortë i Yuri Kim: Jepini fund lojërave politike, nuk ka pazar me reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi

Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë

Deklarata e Yuri Kim për reformën në drejtësi, Andoni: SHBA ka burime që ne nuk i kemi, po rishfaqen kulisat

“Marrëveshje për të vrarë drejtësinë”, Rama mbështet Yuri Kim: Ferri është bosh, djajtë janë këtu