Aktualitet

Apeli i IKSHPK-së: Asgjë nuk ka përfunduar, virusi gjendet në mesin tonë

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 08:21
Text size Aa Aa

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu është drejtuar sërish qytetarëve me një apel të fortë pas 21 rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19.

“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Nga 21 raste të reja, 19 prej tyre ishin në Prizren e dy të tjerë në Suharekë. Në total janë regjistruar 1025 raste deri sot me 782 të shëruar, ndërsa 29 kanë ndërruar jetë.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda”, vijon IKSHPK. IKSHPK kujton se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të tyre dhe ministrisë së Shëndetësisë.

“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, thuhet ndër të tjera në apelin e IKSHPK-së.