Aktualitet

“Europa Nostra” mesazh Metës për çështjen e Teatrit Kombëtar

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 10:34
Text size Aa Aa

Shembja e Teatrit Kombëtar vijon të jetë tema kryesore e zhvilimeve socio-politike në Shqipëri. Organizata “Europa Nostra” ka reaguar sërish për këtë çështje, ndërsa vlerëson rolin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për angazhimin e tij në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, si burim kryesor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Me një shënim në “Twitter”, organizata ka përgëzuar mbështetjen  që Meta i jep shoqërisë civile.

“Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore si një burim kryesor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kyç të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike. Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”, shkruan “Europa Nostra”.

Mbrëmjen e kaluar kreu i shtetit zhvilloi një bisedë me përfaqësuesit dhe anëtaret e “Europa Nostra”. Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Meta u shpreh se, kanë biseduar për kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar, i cili u rrafshua në mëngjesit e 17 majit.