Aktualitet

Meta ktheu ligjin për koncesionin në Porto Romano, PD: Vendim i drejtë, mbron interesin publik

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 14:35
Text size Aa Aa

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend koncesionin e hidrokarbureve në Porto Romano. Sipas selisë blu, vendimi i kreut të shtetit për kthimin e koncesionit është i drejtë dhe i shërben në thelb interesit publik.

“Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe atiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.  Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama”, thuhet në reagimin e PD-së.

Partia Demokratike votimin e këtij ligji nga mazhoranca e cilëson si tradhti kombëtare, ndërsa zotohet se kur ajo të vijë në pushtet, do t’i anulojë të gjitha koncesionet e paligjshme dhe përgjegjësit do japin llogari para drejtësisë.

“Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet më tej.

Lexoni gjithashtu: 

Meta kthen ligjin për portin e hidrokarbureve në Porto Romano: Shmang konkurrencën