Aktualitet

Peticioni mbërrin në Shkodër, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbledh firma për rindërtimin e tij

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 21:59
Text size Aa Aa

Shkodra ishte të shtunën stacioni i dytë jashtë Tiranës i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila organizoi mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës në të njëjtin vend, ashtu siç ka qenë më parë.

Aktorë, qytetarë dhe përfaqësues politikë u bënë bashkë në sheshin përpara hyrjes së teatrit “Migjeni” të Shkodrës, një prej institucioneve të para që u solidarizua me Aleancën.

Kërkesat mbeten të njëjta, ringritjen e godinës siç ishte dhe hetim për mënyrën se si u ndërhy për shembjen dhe e saj.

“Shembja e Teatrit Kombëtar nuk ishte vetëm halli ynë por dhe i juaji.Teatri kombëtar ishte dëshmori i parë simbolik i demokracisë. Rikthimi i teatrit nuk ka të bëjë me çmendurinë e dy artistëve, por me rikthimin e simbolit të protestës duke e lënë aty do i tregojmë brezave se ne fitojmë mbi pushtetet. Ne kemi nevojë për ju dhe kemi nevojë që të firmosni peticioni,” – u shpreh regjisori Robert Budina.

Edhe aktorët e Shkodrës duke dënuar aktin e kryer bënë thirrje që qytetarët të marrin në dorë fatin e vendit.

“Falenderoj ata që mbrojtën teatrin edhe për ne për 2 vite e gjysmë kur ne hanim e pinim në shtëpitë tona. Tetari është prishur pa firmën e Kryeministrit, por vetëm me udhëzimet e tij, ai e di se i ka për t’i ardhur marre nesër prej fëmijëve të vetë me thënë që e kam prishur teatrin,” – u shpreh aktorja Rita Gjeka.

“Edhe teatri në Vjenë ku ka luajtur i madhi Aleksandër Moisiu, e ,mbajnë në këmbë i rikonstruktojnë. Pse s'u mbaka në këmbë një sallë që  ka gjithë gjakun e njerëzve që kanë punuar aty, mafia moniste do të përfitojë pistë. Çohu popull në këmbë se ta morën teatrin, ta thyen kulturën, ta thyen kulturën,” – bëri thirrje aktori tjetër shkodran, Zef Deda.

 

Lexoni gjithashtu:

16 mijë persona firmosin peticionin online “pro” rindërtimit të Teatrit Kombëtar

Tregime të lidhura