Aktualitet

Qytetarët protestojnë për mbylljen e parkut të liqenit në Tiranë

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 19:15
Text size Aa Aa

Mbyllja edhe këtë fundjavë e parkut të Liqenit Artificial në Tiranë nxiti një grup qytetarësh që të protestonin duke hequr shiritat kufizues dhe të futeshin në park.

Protesta e thirrur në rrjetet sociale nga pedagogu Erion Kristo u mbështet nga dhjetëra qytetarë.

“Sot në ora 18, do jem te Garda, te Hyrja e Liqenit. Nuk jam dakord që liqeni të mbyllet. Nuk ka asnjë arsye shkencore ose vendimmarrje shtetërore për këtë. Do shkoj atje, me shpresën se autoritetet shtetërore do kenë ndryshuar qëndrim. Do shkoj vetëm, kështu që mos u shqetësoni ju nëpër lokale. Vëllezërit myslimanë reaguan dhe fituan,” – shkroi Kristo në rrjetet sociale.

Ditën e sotme lëvizja ishte me orare të kufizuara deri pasdite në orën 17:30.

Ndryshe nga dy javë më parë, ku për shkelje të orarit të lëvizjes policia dhunoi një të mitur që lëvizte me biçikletë, kësaj here, në të njëjtën zonë, autoritetet nuk kanë kundërshtuar.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama njoftoi kufizime për fundjavën, Vasili thirrje qytetarëve: Mos u bindni, faleni Bajramin!

Pezullohet nga detyra një prej katër policëve që dhunuan një të mitur për kufizime të lëvizjes

Flet i mituri që u dhunua nga policia: Dhuna vazhdoi edhe në furgon dhe komisariat

Tregime të lidhura