Aktualitet

Vdes pacientja me COVID-19, viktima e 32-të në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 23/05/2020 - 20:40
Text size Aa Aa

Një 64-vjeçare nga Tirana e infektuar me COVID-19 vdiq pasditen e së shtunës duke rënduar bilancin e viktimave nga pandemia në 32 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 64-vjeçarja ishte shtruar prej 3 javësh në spital prej ndërlikimeve që i kishte shkaktuar coronavirus, por ajo saktësoi se prej 4 muajsh vuante edhe nga limfoma e trurit.

Kështu pas 24 ditësh pa viktima, pandemia e COVID-19 merr një tjetër jetë në Shqipëri.

Viktima e fundit e prekur nga infeksioni ishte një 71-vjeçar nga Shkodra, i cili vdiq më 29 prill.

Sipas statistikave zyrtare 91 për qind e viktimave ndër pacientët me COVID-19 në Shqipëri kanë qenë të moshës mbi 60-vjeç dhe vetëm 32 për qind gra.

 

Lexoni gjithashtu:

Bie numri i të infektuarve, regjistrohen 8 raste të reja në Tiranë, Durrës dhe Krujë

Mjeku vlerëson bashkëpunimin e qytetarëve në përmbajtjen e COVID-19 në Shqipëri

Tregime të lidhura