Aktualitet

Dhunuan seksualisht të miturën, policia arreston një 65-vjeçar dhe tre të rinj

Përditësimi i fundit: 30/05/2020 - 18:39
Text size Aa Aa

Policia arrestoi të shtunën 4 persona të cilët akuzohet se kanë dhunuar seksualisht një të mitur.

Autoritetet raportuan pasditen e së shtunës se kishin marrë informacion për një 65-vjeçar, i cili kishte dhunuar seksualisht një vajzë 15-vjeçe.

Pas verifikimit të informacioneve, policia tha se arrestoi A.D 65 vjeç, K.P 20 vjeç, R.O 16 vjeç dhe F.B 15 vjeç.

Sipas policisë 65-vjeçari kishte përdhunuar 15-vjeçaren dhe pas abuzimit me të kishte regjistruar një video, video të cilën më pas ua kishte shpërndarë 3 të rinjve.

Këta të fundit e kanë shantazhuar vajzën për të abuzuar edhe ata me të në këmbim të mospublikimit të videos.

Autoritetet thanë se edhe gjatë abuzimeve të tjera ata kanë regjistruar video dhe kërcënonin t’ua shpërndanin personave të tjerë, gjë që nuk është realizuar pasi policia ka ndërhyrë.

Tregime të lidhura