Aktualitet

Yanis Varoufakis: Demokracitë në Ballkan kanë dështuar, jetojmë në oligarki me zgjedhje

Përditësimi i fundit: 05/06/2020 - 16:58
Text size Aa Aa

Ish-ministri grek i Financave Janis Varufakis, thotë se, Evropa jeton në një demokraci të brishtë, ndërsa në Ballkan ajo është thuajse e dështuar. Varoufakis, i cili për pak muaj drejtoi grupi negociator të Greqisë më Trojkën Evropiane për borxhin, thekson se, demokracitë në Ballkan kanë dështuar dhe se duhet shumë përpjekje që populli të ketë mundësi të rifutet në demokraci.

Sipas tij, jo vetëm Ballkani por edhe shumë vende të tjera në Evropë jetojnë në “oligarki me zgjedhje”, pasi oligarkia kontrollon bankat, mediat, bizneset e mëdha dhe për këtë arsye populli e ka të vështirë të luajë rol në këtë sistem qeverisës.

Në disa nga vendet e Ballkanit, ka një dominim të theksuar të qëndrimit në pushtet të partive të mëdha tradicionale. (Siriza rrëzoi këtë dominim të dy partive të mëdha PASOK dhe Demokracia e Re në Greqi apo dhe VV në Kosovë, por që pati një jetëgjatësi të shkurtër). Përse duket i pamundur thyerja e këtij dominimi nga parti të tjera?

Sepse ne nuk jetojmë vërtetë në demokraci, por në oligarki, me zgjedhje. Dhe kur jeton në një oligarki që kontrollon bankat, mediat, bizneset e mëdha, atëherë është shumë e vështirë që demos (populli) të luajë një rol në demokracitë tona. Pra, kemi një dështim të demokracive në Evropë, veçanërisht në Ballkan dhe do të duhet shumë punë, përpjekje që demos (populli), të ketë mundësitë të rifutet në demokraci.

Lexoni gjithashtu:

Yanis Varoufakis: Kriza e COVID-19 ka ndarë botën e parasë nga bota e njerëzve të thjeshtë

Integrimi në BE, Varoufakis: Shqipëria dhe RMV, viktima të lojërave të Francës, Holandës dhe Gjermanisë