Aktualitet

Shembjet në bregdet, kryebashkiakja e Shkodrës padit IKMT-në në Prokurori

Përditësimi i fundit: 18/06/2020 - 12:35
Text size Aa Aa

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka kallëzuar në prokurori Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit lidhur me shembjet e disa objekteve në plazhin e Velipojës pak ditë më parë, të cilat sipas saj janë kryer në kundërshtim me ligjin.

Në padinë e depozituar nga znj. Ademi janë parashtruar me detaje të gjitha shkeljet e konstatuara sipas saj në aksionin e organizuar për prishjen e 24 objekteve ‘beach-bare’, në datën 10-11 qershor në bregdetin e Plazhit të Velipojës, Njësia Administrative Velipojë

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në datën 10.06.2020 dhe 11.06.2020, në kundërshtim flagrant me ligjin material të inspektimit, ka filluar dhe vijuar deri në orët e vona të natës e pas mesnatës prishjen dhe shembjen e strukturave me funksion “beach bare» në plazhin e Velipojës, pa asnjë procedurë, pa njoftim dhe vënien në dijeni të pronarëve apo përdoruesve, duke vepruar forcërisht, në shkelje të parimeve themelore kushtetuese të drejtave të njeriut.

Në këto veprime inspektorët e IKMT janë shoqëruar nga efektivë të Policisë së Shtetit.

Nuk është ndjekur asnjë procedurë dhe dhunshëm kanë prishur këto struktura, duke cenuar integritetin njerëzor dhe qytetar, gjë e cila bie ndesh katërcipërisht me dispozitat ligjore të parashikuara”, thuhet në padinë  e kryebashkiakes Ademi.

 

Lexoni gjithashtu:

Shembja e bizneseve në Velipojë, kryebashkiakja Ademi: Kjo është dashakeqësi, duan t’i vënë kazmën Shkodrës

Forcat e FNSH ndërhyjnë në Velipojë, spraj me piper ndaj banorëve, disa humbin ndjenjat

Velipoja e mbytur në inerte pas aksionit të IKMT-së

Tregime të lidhura