Aktualitet

67 raste të reja me COVID-19, humb jetën 34-vjeçarja, shtohen shtrimet e moshave të reja në spital

Përditësimi i fundit: 24/06/2020 - 11:28
Text size Aa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 347 testime dhe kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 67 raste.

Në komunikimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se një 34-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

“Një 34-vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. 

Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë. 

Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, tha dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik

COVID-19 – Statistika (24 Qershor 2020)

Testime totale                         24367

Raste pozitive                         2114

Raste të shëruara                   1217

Raste Aktive                            850

Humbje jete                            47 (Qarku Tiranë 26, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      377

Durrës     165

Shkodër   135

Vlorë         69

Fier           39

Lezhë       24

Korçë       18

Kukës       10

Elbasan     9

Gjirokastër 2

Berat          2

Tregime të lidhura