Aktualitet

78 raste të reja me COVID-19, harta e infeksionit shtrihet në të gjithë vendin

Përditësimi i fundit: 25/06/2020 - 10:34
Text size Aa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 344 testime nga të cilat janë konfirmuar 78 raste të reja me COVID-19.

Në komunikimin e përditshëm me publikun, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se vijon të ketë shtrime të reja në spital dhe vijon të ketë rritje të të prekurve nga COVID-19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (25 Qershor 2020)

Testime totale                         24711

Raste pozitive                         2192

Raste të shëruara                   250

Raste Aktive                            894

Humbje jete                             48 (Qarku Tiranë 27, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     370

Durrës     176

Shkodër   153

Vlorë         79

Fier           41

Lezhë       26

Korçë        20

Kukës       12

Elbasan     9

Gjirokastër 6

Berat          2

Tregime të lidhura