Aktualitet

Ambasada greke në Tiranë: Udhëtimet që lejohen nga data 1 korrik

Përditësimi i fundit: 29/06/2020 - 19:03
Text size Aa Aa

Ambasada greke në Tiranë bën të ditur se nga data 1 korrik, nga Shqipëria drejt Greqisë mund të udhëtohet vetëm përmes aeroportit të “Eleftherios Venizellos” në Athinë. Ndërsa kalimet përmes pikave kufitare tokësore dhe detare do të jenë të mbyllura, përveç qytetarëve grekë dhe emigrantëve që kanë leje qëndrimi.

“Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β' 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore. Përjashtohen: a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Një regjim i tillë lëvizjes do të jetë në fuqi nga data 1 korrik, bazuar dhe në vendimin e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian për të mbajtur kufijtë mbyllur përnjë pjesë të vendeve të rajonit, përvecc Serbisë dhe Malit të Zi. Kriter është vendosur numri 16 banorë për 100 mijë banorë të infektuar me COVID-19 në dy javët e fundit.

Lexoni gjithashtu:

Hapja e kufijve me Greqinë më 1 korrik ende pa konfirmim zyrtar

Euronews Albania shpjegon pse kufijtë e BE mbeten të mbyllur për shqiptarët

Vendimi, kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për shqiptarët