Aktualitet

Lleshaj përgëzon operacionin me 37 të arrestuar: Test kyç i marrëdhënieve Polici-SPAK

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 13:18
Text size Aa Aa

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përgëzuar operacionin e përbashkët të zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë, i cili përfundoi me arrestimin e 37 personave, pjesë e një grupi të trafikut të drogës. Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, Lleshaj shprehet se ky megaoperacion ishte një goditje e fortë kundër krimit të organizuar që vepronte në të dyja brigjet e Adriatikut.

“Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar”, thekson Lleshaj.

Sipas Lleshajt, goditja e grupit të trafikantëve dëshmoi marrëdhënien e fortë që ka krijuar SPAK-u me strukturat e Policisë së Shtetit.

“Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë”,  shkruan ministri i Brendshëm. 

Lexoni gjithashtu: 

Megaoperacion Shqipëri-Itali, goditet grupi i trafikut të drogës, 37 të arrestuar