Aktualitet

Megaoperacion Shqipëri-Itali, goditet grupi i trafikut të drogës, 37 të arrestuar

Përditësimi i fundit: 30/06/2020 - 09:33
Text size Aa Aa

Një operacion i përbashkët anti-drogë mes autoriteteve shqiptare dhe italiane ka vënë me pranga 37 persona në të dyja vendet. Hetimet kanë nisur në vitin 2015 nga pala Italine dhe me pas janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe është sekuestruar një sasi prej rreth 4 tonë kanabis që nisej nga brigjet e Vlorës me destinacion Italinë, por edhe një sasi e konsiderueshme kokaine.

Detajet e operacion do të bëhen publike në një konferencë për shtyp të antimafias italine, atje ku do të marrin pjesë edhe kreu i SPAK, Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara.  Mësohet se 10 nga të atestuarit janë ndaluar në Shqipëri, ndërsa janë angazhuar më shume se 300 forca police në kapjen e tyre.

Hetimet e kryera në bashkëpunim edhe me SPAK kanë zbuluar se aktiviteti i këtij grupi zë fill në vitin 2015 dhe për këtë janë sekuestruar prova materiale, që sipas hetuesve dokumentojnë qartë veprimtarinë e grupit të trafikut të drogës.