Aktualitet

Billa ofertë e çmendur në 5 ditët e ndryshimit të stokut

Përditësimi i fundit: 12/07/2020 - 10:17
Text size Aa Aa

Me ardhjen e sezonit të verës, kompania Billa, lider në tregun shqiptar për pllaka, parkete hidrosanitare e mobilje, risjell traditën e ndryshimit sezonal të stokut.

Billa është kompania e vetme që ka sjellë këtë praktikë botërore në këtë degë të industrisë të tregut vendas dhe historikisht e aplikon atë dy herë në vit.

Futja e 180 modeleve të reja ekskluzive pllakash, laminatesh e pajisjesh hidrosanitare, sjell freskim të portofolit të produkteve duke mbajtur konsumatorin shqiptar në trendin e risive më të fundit globale për këte degë të ekonomisë. Tradita ka dhe përfitime direkte per konsumatorin pasi i gjithë malli ekzistues vendoset në çmime të pazakonta për një periudhë të shkurtër kohore.

Nga datat 10 deri në 14 korrik janë në ofertë çdo produkt i mallit ekzistues në një total prej 2.3 milionë metra katrorë pllaka e laminate dhe 270,000 pajisje hidrosanitare

Oferta që do të zgjasë vetëm për 5 ditë, synon nxitjen e kësaj fushe të ekonomisë duke mbështetur e lehtësuar fuqinë blerëse për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Billa është një ndër korporatat e pakta në vend që shtrihet në mënyre policentrike me qendra vendimmarrje në Shqipëri, Spanjë e Belgjikë. Ky lloj strukturimi duket se bën të pandalshëm zhvillimin madje  edhe në kohë të pandemisë globale. Provë për këtë është zgjerimin i shpejtë i kanalit të shitjeve brenda e jashtë vendit dhe zgjerimi vertikal i portofolit . Kjo sjellë në mënyrë periodike risi dhe arritje jo vetëm në ekonominë vendase por dhe një shembull për tu respektuar ne tregun evropian.

E krijuar në vitin 2007 dhe e prirur nga moto “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë”, sot Billa renditet si distributori kryesor i rajonit me degë edhe në vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian duke përfaqësuar një nga shembujt më pozitivë të ekonomisë shqiptare.